-Mami, jam e bukur
unë?
Thotë mami:
-Shumë, shumë.
-Jam si lule?
-Më e bukur,
se je lule, edhe
flutur.
-Jam si zog?
-Je kanarinë,
Këng’ e lodra mbush
shtëpinë.
-Jam si yll?
-Me shumë je,
në çdo sy një yll
ti ke!
-Jam si hënë?
-Jo, je diell,
dritën mua ti ma
sjell.
-Jam si zemër?
-Jo, je jetë,
je më shumë se unë
vetë!
Adelina Mamaqi