Monday, February 8, 2016

Adelina Mamaqi - Pyetje për Mamin


-Mami, jam e bukur unë?
Thotë mami:
-Shumë, shumë.
-Jam si lule?
-Më e bukur,
se je lule, edhe flutur.
-Jam si zog?
-Je kanarinë,
Këng’ e lodra mbush shtëpinë.
-Jam si yll?
-Me shumë je,
në çdo sy një yll ti ke!
-Jam si hënë?
-Jo, je diell,
dritën mua ti ma sjell.
-Jam si zemër?
-Jo, je jetë,
je më shumë se unë vetë!

Adelina Mamaqi