Sunday, February 14, 2016

Qamil Guranjaku - Kam një Qengj që Ha Bar


Kam një qengj, që ha bar,
me një zile në qafë varë.
Kam një qengj, një larosh,
që ma quajnë Bukurosh.

Kiçi-kiçi plot me gaz,
unë e ndjell ai vjen pas,
be-be-be blegërin,
turret prapa e m’arrin.

 E me brirët dap e dap
do t’më hedhi mu në trap,
por s’më hedh se më ka shok,
prandaj lozim të dy tok.

Qamil Guranjaku