Monday, February 15, 2016

Abetare - Ç'ke harruar, moj Valbonë? (e ilustruar)


Sot, kur shkonim për në shkollë,
pse u ktheve si veri?
Ç'ke harruar, moj Valbonë,
ç'ke harruar në shtëpi?

Mos vallë stilolapsin,
a mos bojërat në kuti?
Ç'ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?

Thotë Valbona e gëzuar:
- Asnjë gjë s'kisha harruar,
po, kur ika, u nxitova.
gjyshen nuk e përqafova.

Abetare