Sahati ecte me tik-tak,
Skënderi sillej kot vërdallë.
Dëgjoi një zë:
- Afrohu pak!
… Në dhomë kush i
fliste vallë?
Fliste sahati, për çudi,
siç duket ish sahat
i zoti:
- Po të flas un’,
djalosh, se ti
e kalon kohën kot së
koti…
Dhe nuk po bëhesh
hiç merak
se koha shkon me
çap të lehtë…
Un’eci shpejt:
tik-tak, tik-tak,
ti asnjë hap nuk bën
në jetë!
Po humbe tërë
pasurinë,
mund që ta gjesh ti
përsëri,
po humbe kohën dhe
lirinë,
nuk i gjen dot më
kurrsesi!
Dionis Bubani