Tuesday, February 9, 2016

Poezi - Gjithçka Ndryshon


-    Nganjëherë ndriçon dielli,
nganjëherë bie shi.
-    Nganjëherë bie borë,
nganjëherë fryn stuhi.
-    Moti ndryshon
kur koha kalon.


-    Macet ishin kotele,
qentë kone ishin.
-    Fluturat ishin larva,
zogj të vegjël pulat ishin.
-    Kafshët ndryshojnë
kur koha kalon.


-    Veçanërisht njerëzit!
-    Edhe pse mund te jenë të varfër
ose dhe shumë të pasur.
-    Edhe pse mund të jenë të mërzitur
ose dhe shumë të qeshur,
të gjatë, të hollë, të shkurtër,
të shëndoshë apo të dobët…
-    Njerëzit ndryshojnë
kur koha kalon.


-    Ata që janë të mërzitur,
mund të bëhen të lumtur.
-    Ata që janë të ngathët,
mund të bëhen të shkathët.
-    Ata që janë të varfër,
mund të bëhen të pasur.
-    Një njeri i panjohur
deri dje,
mund të bëhet për ty
një mik i vërtetë.
-    Ashtu si ylberi
pas furtune,
mund te vije pas lotëve
te ju GËZIMI dhe LUMTURIA.
-    Çdo gjë ndryshon
kur koha kalon.