Dje, në fshat,
na erdhi Meti,
djalë i vogël
nga qyteti.
Poshtë në fushë
ca qengja pa
"Rrituni qengja,
bëhuni desh,
kombinati
kërkon lesh!"
Pak më tej
pa një viç:
"Viç o viç,
s'je rritur hiç!
Rritu, rritu,
bëhu lopë
të më mbushësh
kovat plot!"
Në kotec
pa një gjel:
"Gjel, o gjel,
qenke dembel,
asnjë vezë
s'paske
pjellë?"
Qeshi gjeli
ki, ki, ki!
... Po pse qeshi,
kush e di?...
Tasim Gjokutaj