-Babi punon,
mami punon,
Linda e vogël
vjershën mëson.
-Po ti mace,
mace përtace,
pse rri te soba
-Mjau, mjau,
kush nga ju
mua më shau?
Nuk jam përtace,
punoj dhe unë,
por se punoj,
kur ti fle gjumë.
Kur ndonjë mi
hyn në shtëpi,
unë e përgjoj,
e kap me thonj.
Tani më thoni,
a nuk punoj?!
-Babi punon,
mami punon,
Linda e vogël
vjershën mëson.
Macja pranë sobës
tani fle gjumë,
se natën vonë
ajo ka punë.
Tasim Gjokutaj