Tuesday, February 9, 2016

Andon Zako Çajupi - Miku i vërtetë


Në zjarr zbukurohet ari,
miku i mirë është si zjarri,
vërtetë na qorton me gojë,
të prapë kur të na shohë,
por kur të kemi nevojë,
me zemër do na kërkojë
ndë rrezik të na shpëtojë.

Përkundër, një mik i lig
s’tregohet kurrë besnik;
dhe kur sillemi të marrë,
na thot si na vjen mbarë;
dhe në rrezik kur takojmë,
s’na qaset as ta kërkojmë.


Andon Zako Çajupi