Friday, February 12, 2016

Dionis Bubani - Shpendi i Keq…




Thotë Vaska:
- Shpend i keq
është laraska…
Nuk na sjell
asnjë dobi,
se ajo
vetëm dëme bën kudo!

Thotë Teli,
Tel dembeli:
- Shpend i keq
është këndesi!

Se, pa zbardhur
mir’ mëngjesi,
thërret me zërin si bori:
“Ki–ki–ki e ki-ki-ki”
dhe s’më lë
të fle
i qetë
gjer në drekë!

Dionis Bubani