Friday, February 19, 2016
Tasim Gjokutaj - Keci që s'bëri detyrat
Doli dielli, hyri hëna...
- Çohu, kecush! - i thotë nëna.
- Çohu, gjumash! - i thotë babi.
Keci s'tundet nga krevati.
Thursday, February 18, 2016
Tasim Gjokutaj - Shpejt i rregulloni
Lopa bëri qengj bardhosh,
delja bëri viç larosh,
pula klloçkë bëri kec,
kec të vogël grindavec,
dhia ngrohu dhjetë vezë
dhe nxorri zogj të zes...
Fjalët, duke shkruar,
më janë ngatërruar,
ju që i lexoni,
shpejt, i rregulloni!
Tasim Gjokutaj
Tasim Gjokutaj - Obobo i ziu ç'bëra!
Dikur, në një përrallë të lashtë,
na ishin katër shokë bashkë:
një qen, një mace, një gomar,
një gjel i bukur pendëar,
që bënin plot gjëra të rralla,
për ta ka folur dhe përralla...
Wednesday, February 17, 2016
Tasim Gjokutaj - Qeshi gjeli ki,ki, ki...
Dje, në fshat,
na erdhi Meti,
djalë i vogël
nga qyteti.
Poshtë në fushë
ca qengja pa
dhe u tha:
Tasim Gjokutaj - Të gjithë në punë
-Babi punon,
mami punon,
Linda e vogël
vjershën mëson.
-Po ti mace,
mace përtace,
pse rri te soba
dhe i shikon?
Tasim Gjokutaj - Flutura Fjalëbukura
A e njihni?
Kjo është Flutura,
që përdor
fjalët e bukura.
Çel nga gjumi
sytë e zes,
u thotë prindërve:
"Mirëmëngjes!"
Monday, February 15, 2016
Qamil Guranjaku - Vendi im
Sa pyje, male,
fusha me lule,
kroje t’argjenda
ka vendi im!
Burra vigana,
djem si petrita,
gra, vasha t’bukura
ka vendi im!
Si za bilbili,
porsi valë deti
vjen gjuha Shqipe
e vendit tim!
Ku gjinden zanat?
Ku gjinden trimat?
Ku gjinden nanat
si n’vendin tim!
Qamil Guranjaku
Sunday, February 14, 2016
Qamil Guranjaku - Kam një Qengj që Ha Bar
Kam një qengj, që
ha bar,
me një zile në qafë
varë.
Kam një qengj, një
larosh,
që ma quajnë Bukurosh.
Kiçi-kiçi plot me
gaz,
unë e ndjell ai
vjen pas,
be-be-be blegërin,
turret prapa e m’arrin.
E me brirët dap e dap
do t’më hedhi mu në
trap,
por s’më hedh se më
ka shok,
prandaj lozim të dy
tok.
Qamil Guranjaku
Saturday, February 13, 2016
Friday, February 12, 2016
Këngë - Hapa-Dollapa
Hapa dollapa
Kush është fshehur
mbrapa,
Hopa Albana,
Dil se të kapa.
Hapa dollapa,
Tek pema fshehur
je,
Të pash, të pash,
Dil pra Albana.
Odhise Grillo - Fjala Është e Vogël Shumë
Fjala është e vogël
shumë:
disa shkronja, disa
rrokje…
Ajo rrjedh si mjaltë
e qumësht
midis miqve, midis
shokëve.
Fjala është e vogël
shumë:
dhe e ashpër, dhe e
brishtë…
I ngre valët perçeshkumë,
kur vërsulet mbi
armiqtë.
Fjala është e vogël
shumë:
T’ëmbëlson a vret
si plumbi…
Fjala është si një urë
që lidh brigjet e
një lumi.
Odhise Grillo
Mark Krasniqi - Përtaci
Një njeri përtac
s’punonte aspak.
Puna më e vogël
i bëhej farmak.
Një herë s’kish
ushqim,
bukë s’i jepnin
tjetër,
shkoi pra në fushë,
te një dardhë e
vjetër.
Thursday, February 11, 2016
Xhevahir Spahiu - Kënga e Abetares
Abetare, abetare,
Sillma diellin në dritare!
Lehtë, lehtë e bukur,
bukur,
Dora ime, sa e lumtur,
Hap një faqe kthen një
fletë
Nëpër shkronja – bota
vetë.
Rrjedh në fjalë plot
kumbim,
Gjuhë e lashtë e vendit
tim.
Me ty mendjen lartësoj,
Me ty zemrën e gëzoj,
Bëhem zog e fluturoj.
Abetare, abetare,
Ti je dielli në dritare.
Xhevahir Spahiu
Tuesday, February 9, 2016
Mehmedali Hoxha - Kur Bie Shi
Retë shkojnë palë-palë,
kur bie shi.
Lumi rritet valë-valë,
kur bie shi.
Flladi këndshëm e njom arën,
kur bie shi.
Bujku gëzueshëm e hedh farën,
kur bie shi.
Lulja e bukur çel te lumi,
kur bie shi.
Një djalë të vogël e zë gjumi,
kur bie shi.
Mehmedali Hoxha
Poezi - Gjithçka Ndryshon
-
Nganjëherë ndriçon dielli,
nganjëherë
bie shi.
-
Nganjëherë bie borë,
nganjëherë
fryn stuhi.
- Moti ndryshon
kur koha kalon.
Andon Zako Çajupi - Miku i vërtetë
Në zjarr zbukurohet
ari,
miku i mirë është
si zjarri,
vërtetë na qorton
me gojë,
të prapë kur të na
shohë,
por kur të kemi
nevojë,
me zemër do na kërkojë
ndë rrezik të na
shpëtojë.
Përkundër, një mik
i lig
s’tregohet kurrë
besnik;
dhe kur sillemi të
marrë,
na thot si na vjen
mbarë;
dhe në rrezik kur
takojmë,
s’na qaset as ta
kërkojmë.
Monday, February 8, 2016
Adelina Mamaqi - Pyetje për Mamin
-Mami, jam e bukur
unë?
Thotë mami:
-Shumë, shumë.
-Jam si lule?
-Më e bukur,
se je lule, edhe
flutur.
-Jam si zog?
-Je kanarinë,
Këng’ e lodra mbush
shtëpinë.
-Jam si yll?
-Me shumë je,
në çdo sy një yll
ti ke!
-Jam si hënë?
-Jo, je diell,
dritën mua ti ma
sjell.
-Jam si zemër?
-Jo, je jetë,
je më shumë se unë
vetë!
Adelina Mamaqi
Sunday, February 7, 2016
Xhevahir Spahiu - Koha vrapon
Mëngjes. Mesditë.
Mbrëmja tretet…
Nga kalendari fleta
ra
Shkoi dhe një ditë;
unë pyes vetveten:
“Ditës ç’i dhe e
çfarë të dha?”
Një ditë shkon, pas
saj vjen tjetra,
Ti mbjell një pemë,
një gur ti vë
Nga guri, ja, u
ngrit ndërtesa,
Dhe pema pyll i
madh u bë!
Koha vrapon. Vrapon
si lumë;
Nga kalendari fleta
ra.
Vetvetes pyetjen i
bëj unë:
“Ditës ç’i dhe e
çfarë të dha?”
Friday, February 5, 2016
Konstandin Kristoforidhi - Ylli i vogël lart në qiell
Yll i vogël lart ne
qiell,
duket porsi zjarr në
pyll,
sipër dheut lart qëndron,
xixa, xixa, xixëllon.
Disku i diellit kur
perëndon,
nata hijen e lëshon,
ylli veten e
zbulon,
xixa, xixa, xixëllon.
Dritë e yllit kur
shkëlqen,
udhëtarit ç’i pëlqen,
natën errët ku po
shkon,
udhën vetëm s’e
harron.
Natën çuni kur
shikon,
sipër botës, fort
mendon,
mendtë e tija ç’i
habit
yll i vogël se si
ndrit.
Kostandin Kristoforidhi
Naim Frashëri - Fjalë të urta në vjersha
Punë, punë natë e
ditë,
që të shohim pakëz
dritë!
Kohën dhe çdo punë
e ndaj,
çdo punë ka kohën e
saj.
Sado i pasur të
jesh,
punën të mos e lësh.
Kush përpiqet e
punon,
gjithë punët i
mbaron.
Mos ji me dy faqe
kurrë,
ji i mirë, i drejtë
e burrë!
Miku njihet që është
mik,
në të keq e në
rrezik!
Naim Frashëri
Subscribe to:
Posts (Atom)