Friday, February 12, 2016

Dionis Bubani - Shpendi i Keq…


Këngë - Hapa-Dollapa


Hapa dollapa
Kush është fshehur mbrapa,
Hopa Albana,
Dil se të kapa.

Hapa dollapa,
Tek pema fshehur je,
Të pash, të pash,
Dil pra Albana.

Odhise Grillo - Fjala Është e Vogël Shumë


Fjala është e vogël shumë:
disa shkronja, disa rrokje…
Ajo rrjedh si mjaltë e qumësht
midis miqve, midis shokëve.

Fjala është e vogël shumë:
dhe e ashpër, dhe e brishtë…
I ngre valët perçeshkumë,
kur vërsulet mbi armiqtë.

Fjala është e vogël shumë:
T’ëmbëlson a vret si plumbi…
Fjala është si një urë
që lidh brigjet e një lumi.

Odhise Grillo

Mark Krasniqi - Përtaci


Një njeri përtac
s’punonte aspak.
Puna më e vogël
i bëhej farmak.

Një herë s’kish ushqim,
bukë s’i jepnin tjetër,
shkoi pra në fushë,
te një dardhë e vjetër.

Thursday, February 11, 2016

Xhevahir Spahiu - Kënga e Abetares


Abetare, abetare,
Sillma diellin në dritare!

Lehtë, lehtë e bukur, bukur,
Dora ime, sa e lumtur,
Hap një faqe kthen një fletë
Nëpër shkronja – bota vetë.

Rrjedh në fjalë plot kumbim,
Gjuhë e lashtë e vendit tim.

Me ty mendjen lartësoj,
Me ty zemrën e gëzoj,
Bëhem zog e fluturoj.

Abetare, abetare,
Ti je dielli në dritare.

Xhevahir Spahiu

Tuesday, February 9, 2016

Dionis Bubani - Pasuria më e Çmuar


Odhise Grillo - Me Bardhoshin Fle Rehat… (e ilustruar)


Odhise Grillo - Mira dhe Lira (e ilustruar)

Abetare - Duart Tona (e ilustruar)


Mehmedali Hoxha - Kur Bie Shi


Retë shkojnë palë-palë,
kur bie shi.
Lumi rritet valë-valë,
kur bie shi.

Flladi këndshëm e njom arën,
kur bie shi.
Bujku gëzueshëm e hedh farën,
kur bie shi.

Lulja e bukur çel te lumi,
kur bie shi.
Një djalë të vogël e zë gjumi,
kur bie shi.

Mehmedali Hoxha

Poezi - Gjithçka Ndryshon


-    Nganjëherë ndriçon dielli,
nganjëherë bie shi.
-    Nganjëherë bie borë,
nganjëherë fryn stuhi.
-    Moti ndryshon
kur koha kalon.

Andon Zako Çajupi - Miku i vërtetë


Në zjarr zbukurohet ari,
miku i mirë është si zjarri,
vërtetë na qorton me gojë,
të prapë kur të na shohë,
por kur të kemi nevojë,
me zemër do na kërkojë
ndë rrezik të na shpëtojë.

Përkundër, një mik i lig
s’tregohet kurrë besnik;
dhe kur sillemi të marrë,
na thot si na vjen mbarë;
dhe në rrezik kur takojmë,
s’na qaset as ta kërkojmë.


Andon Zako Çajupi

Monday, February 8, 2016

Odhise Grillo - Tri “L-të” Ç’janë? (e ilustruar)


Odhise Grillo - Blerta na Harroi Gërshetat (e ilustruar)


Adelina Mamaqi - Pyetje për Mamin


-Mami, jam e bukur unë?
Thotë mami:
-Shumë, shumë.
-Jam si lule?
-Më e bukur,
se je lule, edhe flutur.
-Jam si zog?
-Je kanarinë,
Këng’ e lodra mbush shtëpinë.
-Jam si yll?
-Me shumë je,
në çdo sy një yll ti ke!
-Jam si hënë?
-Jo, je diell,
dritën mua ti ma sjell.
-Jam si zemër?
-Jo, je jetë,
je më shumë se unë vetë!

Adelina Mamaqi

Sunday, February 7, 2016

Xhevahir Spahiu - Koha vrapon


Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
Nga kalendari fleta ra
Shkoi dhe një ditë; unë pyes vetveten:
“Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”

Një ditë shkon, pas saj vjen tjetra,
Ti mbjell një pemë, një gur ti vë
Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
Dhe pema pyll i madh u bë!

Koha vrapon. Vrapon si lumë;
Nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bëj unë:
“Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”


Xhevahir Spahiu

Friday, February 5, 2016

Konstandin Kristoforidhi - Ylli i vogël lart në qiell


Yll i vogël lart ne qiell,
duket porsi zjarr në pyll,
sipër dheut lart qëndron,
xixa, xixa, xixëllon.

Disku i diellit kur perëndon,
nata hijen e lëshon,
ylli veten e zbulon,
xixa, xixa, xixëllon.

Dritë e yllit kur shkëlqen,
udhëtarit ç’i pëlqen,
natën errët ku po shkon,
udhën vetëm s’e harron.

Natën çuni kur shikon,
sipër botës, fort mendon,
mendtë e tija ç’i habit
yll i vogël se si ndrit.


Kostandin Kristoforidhi

Naim Frashëri - Fjalë të urta në vjersha



Punë, punë natë e ditë,
që të shohim pakëz dritë!

Kohën dhe çdo punë e ndaj,
çdo punë ka kohën e saj.

Sado i pasur të jesh,
punën të mos e lësh.

Kush përpiqet e punon,
gjithë punët i mbaron.

Mos ji me dy faqe kurrë,
ji i mirë, i drejtë e burrë!

Miku njihet që është mik,
në të keq e në rrezik!

Naim Frashëri